LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Katalunisë, skuadrat që do të largoheshin nga kampionatet spanjolle: Këto janë ligat evropiane ku Barça mund të luante (Foto)

Formacioni i mundshëm i Katalunisë, skuadrat që do të largoheshin nga kampionatet spanjolle: Këto janë ligat evropiane ku Barça mund të luante (Foto)

Paralamenti i Katalunisë dje (e premte) ka shpallur pavarësinë nga Spanja. Me këtë rast qeveria spanjolle ka marrë vendim  aktivizimi i paprecedentë të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, që i jep mundësi qeverisë së Madridit të marrë kontrollin e plotë të njërit prej rajoneve autonome të vendit, Katalunisë.

Çfarë nëse Katalunia ka durimin dhe forcën për të shkuar deri në fund? Si do të ndikohej futbolli nga kjo?

Në rast se popullit katalunas gjërat i shkojnë ashtu siç edhe mendojnë, atëherë ata duhet të kenë një Përfaqësuese të re, klube e tyre duhet të largoheshin nga kampionatet e futbollit dhe me këtë rast duhet të kërkonin një ‘shtëpi’ të re për të vazhduar garat në sezonet tjera.


Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, në 2014-n ishte i shumë i qartë dhe fjalët e tij ende kanë peshë të madhe dhe i japin përgjigjeje shumë pyetjeve.

Klubet katalunase që aktualisht luajnë në La Liga, votoni në sondazhin e mëposhëtm

“Rregullat tona njohin një dispozitë të vetme ku thuhet se vetëm një shtet jo spanjoll mund të luajë La Liga dhe garat e tjera spanjolle dhe ai është Andorra”.

Në 2017/18 janë gjashtë skuadra katalunase në dy divizionet e para spanjolle:

La Liga: Barcelona, Espanyol dhe Girona.

Segunda Division: Barcelona B, Nastik dhe Reus.

Por, edhe shtatë të tjera (Badalona, Kornelia, Jagostera dhe Jeida, Olot, Sabadell dhe Peralada) në Segunda Division B.

Por, në cilat kampionate mund të vazhdonin këto garat? Për këtë javë më parë është përgjigjur edhe ministri katalunas për sport, Gerard Figueras:

Gerard Figueras, ministri katalunas i sportit

“Në rast pavarësie, skuadrat katalunase në La Liga – Barcelona, Espanyol dhe Girona – do t’ju duhet që ta vendosin se ku do të luajnë: Në Ligës e Spanjës, apo në shtetet fqinje si Italia, Franca ose Liga Premier. Në Spanjë ka skuadra që nga shtet tjera luajnë: sikurse që janë klubet nga Andorra në basketboll dhe futboll. Monaco luan në Francë, në Angli luajnë skuadrat nga Uellsi. Nuk besoj që as UEFA e sheh si problem këtë.

Në rast të largimit nga kampionatet spanjolle, duhet largimi edhe i disa lojtarëve nga Përfaqësuesja e Spanjës dhe krijimi i asaj të Katalunisë, ndërsa ky do ishte formacioni i mundshëm i tyre:

Casilla; Jordi Alba, Bartra, Pique, Aleix Vidal; Fabregas, Busquets, Sergi Roberto; Deulofeu, Bojan dhe Tello.

E kush nuk do dëshironte një përballje mes këtyre dy skuadrave?

Por, këto janë vetëm disa skenar, se çfarë do të ndodh realisht mbetët të shihet pasi është një situata vështirë e shpjegueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kvaratskhelia do të anashkalojë ndeshjen e ardhshme të Napolit pasi PSG ofron dy lojtarë dhe para për të

Kvaratskhelia do të anashkalojë ndeshjen e ardhshme të Napolit pasi PSG ofron dy lojtarë dhe para për të

Ndërkombëtare
Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid

La Liga
Barcelona shqetësohet pasi La Liga apelon vendimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit

Barcelona shqetësohet pasi La Liga apelon vendimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit

La Liga
Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte 'frikësuar' prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë

Premier League
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

La Liga
Ancelotti për finalen: Nëse humbim kundër Barcelonës, sezoni vazhdon

Ancelotti për finalen: Nëse humbim kundër Barcelonës, sezoni vazhdon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori