Është e pamohueshme se Barcelona nuk është në momentin e saj më të mirë, por sa i përket të ardhmes është klubi që në gjirin e saj ka talentët më të mëdhenj.

E ardhmja e futbollit përfaqësohet në mënyrë perfekte te Barcelona, ku në mesin e formacionit më të mirë U-19 të publikuar nga Transfermarkt janë katër lojtarë të tyre.


Yjet e rinj nga i gjithë planeti të cilët janë kthyer në figura të mëdha nëpër klube, ku La Masia lë shenjën e sajë.

Më poshtë e keni një formacion me lojtarët të rinj, nga e gjitha bota.

Portieri

Dorgan Alemdar: Perla e madhe turke, është në portë. Rennes shpenzoi 3.5 milionë euro për portierin e Kayserispor verën e kaluar, ndërsa në Turqi shpresojnë të kenë një portier për dekadën e ardhshme në kombëtare.

611cb35f66a97c51d07b40a2

Mbrojtja

Tino Livramento: Anësori i Southampton të cilin e duan United dhe Chelsea. Ai është në mesin e tre më të mirëve kur bëhet fjalë për mbrojtjen.

3191688 65389028 2560 1440

Kaiky Fernandes: Qendërmbrojtësi i Santos dhe shpresa e madhe për të komanduar mbrojtjen e re braziliane.

kaiky santos 1621611354 63222

Alejandro Balde Martinez: Ana e majtë e Barçës. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e Barçës në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Munich. Një mrekulli fizike e aftë të udhëtojë krahun e majtë pa u ndalur.

alex balde fc barcelona 1626979703 67723

Mesfushorët

Edouardo Camavinga: Real Madridi pagoi 40 milionë euro te Rennes, dhe në disa ndeshje ai tashmë ka fituar zemrat e tifozëve. Lojtar i rëndësishëm për Carlo Ancelottin.

ancelotti camavinga

Pedri: Për pak më shumë se një vit ai ka kaluar nga La Liga 2 në lojtar të nominuar për “Topin e Artë”, ndërsa është një nga shtyllat kryesore të Barçës dhe ekipit spanjoll.

pedri barcelona

Jude Bellingham: Perla e Dortmundit tashmë ka përvojë të mjaftueshme në ndeshje të mëdha pavarësisht se ka vetëm 18 vite. Ka cilësi të madhe për t'u organizuar dhe marrë pjesë në aksione.

jude bellingham borussia dortmund 2020 21 19cnmck054jg1xv5g3npaodjr

Gavi: Mesfushori shumë i ri ka qenë paraqitja e shkëlqyer e këtij fillim sezoni. Në moshën 17 vjeçare ai është titullar te Barca dhe ekipin spanjoll.

Gavi 3

Sulmuesit

Jamal Musiala: Bayern nuk pushon së promovuari ‘xhevahir’ të madhenj. Çdo ditë ai është më i rëndësishëm në super skuadrën gjermane dhe së shpejti do ta shohim si yllin e madh të ekipit bavarez.

10.musiala

Florian Wirtz: 'Djali i mrekullueshëm' i Bundesligës sapo ka tejkaluar rekordin e Podolskit. Ai duket të jetë trashëgimtari natyral i Havertz.

Wirtz

Ansu Fati: Ai është shpresa e madhe e Barcelonës dhe skuadrës spanjolle. Trashëgimtari i numrit 10-të të Leo Messit në Camp Nou. Ai ka të gjitha cilësitë për të qenë një nga lojtarët e ardhshëm që luftojnë për t'u ulur në fronin botëror.

Ansu Fati

Formacioni

Screenshot 1 20

/Telegrafi/

telegrafi sport app