Formacioni më i mirë i javës së 21-të në Superligën e Kosovës

Java e 21-të solli ndeshje shumë të bukura, por edhe rezultatet befasuese.
Kryendeshja e javës ishte ajo me Prishtinës dhe Dritës që e fituan kryeqytetasit me rezultat 2-0.
Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Feronikelit dhe Drenicës, që u fitua nga mysafirët me rezultat 3-1.
Gjilani dhe Ballkani u ndan baras (1-1), ndërsa Trepça ’89 mposhti Llapin minimalisht 1-0.
Në anën tjetër në ndeshjen e fundit fitoi Arbëria ndaj Besës si mysafir 2-0.
Redaksia e sportit në Telegrafi.com ka zgjedhur më të mirët e kësaj jave në bazë të përformancës individuale të lojtarëve.
Arion Ymeri: Portieri i Drenicës ishte ndër më meritorët që skuadra e tij doli me tri pikë nga “Rexhep Rexhepi”. Ai bëri disa pritje të bukura, por kryesorja ishe kur rezultati ishte 2-1 në të mirë të ekipit të tij, kur ia mohoi një gol të sigurt Feronikelit.
Ivan Fustar: Mbrojtësi kroat është rikthyer të luajë në nivel të lartë.
Ai edhe në ndeshje ndaj Ballkanit ishte prej më të mirëve në fushë te Gjilani.
Azem Bejta: Kapiteni i Drenicës tregoi lojë të mirë në fitoren e madhe të skuadrës së tij ndaj Feronikelit. Bejta ishte kudo në fushë, duke bërë që skuadra e tij të fitojë në një fushë të vështirë.
Mevlan Zeka: Iu esh të vijë nga banka që të shënojë një super gol. Zeka shënoi nga një goditje dënimi mbi 30 metra, gol që ia dhuroi një pikë Ballkanit i cili mbetet lider në Superligë.
Leonit Abazi: Tjetër enigmë e pazgjidhur e Dritës në ndeshjen me Prishtinën. Dëprtime të panumrata, duke bërë që krahu i djathtë i Dritës të ç’akordohej shumë herë. Ndër më të mirët e javës.
Kreshnik Uka: Ylli i Drenicës pa dyshim. Ai ishte pjesëmarrës në tri golat e kuqezinjëve. Uka shënoi dy herë, ndërsa goli i tretë erdhi pas një goditje të tij të kthyer nga portieri. Pa dyshim lojtari më i mirë i javës.
Trajneri i javës, Zekirja Ramadani: Fitoi derbin dhe atë më me lehtësi se sa është pritur. Kjo ishte fitorja e tretë me radhë ndaj Dritës, ndërsa skuadra e tij është kthyer në luftë për titull kampion.
Formacioni



















































