Java e 12-të e Superligës së Kosovës është zhvilluar në mesjavë me katër ndeshje.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Gjilanit nuk është zhvilluar pasi disa lojtarë të suharekasve janë të ftuar te Kosova A dhe U21.


Ndeshja derbi e zhvilluar mes Dritës dhe Prishtinës nuk solli gola, por luftë sportiv po.

Llapi u kthye të fitoret duke mposhtur Trepçën 89, ndërsa Drenica ka fituar në derbi lokal ndaj Feronikelit.

Edhe Arbëria ka marr fitore, duke mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1-0.

Telegrafi ka zgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave, duke i renditur lojtarët në bazë të paraqitjet individuale.

Portier

Eglant Haxho ishte pa dyshim më i mirë në këtë javë. Ai priti penalltinë e Dritës në pjesën e parë, ndërsa kishte edhe disa pritje të tjera të mira.

Eglant Haxho Prishtina

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me katër lojtarët. Në të djathtë është Ardian Limani që bëri ndeshje shumë të mirë ndaj Prishtinës, ku deçizive ishte një ndërhyrje e tij ndaj Oto John që shkonte i vetëm me portierin.

Në qendër janë Lumbardh Dellova (Prishtina) dhe Elvis Prençi (Llapi), që zhvilluar ndeshje shumë të mirë për skuadrat e tyre.

125194680 10158725941537243 8373528978920568276 o

Në të majtë është Valdo Zeqaj i Drenicës, që e ka gjetur vetën mjaft mirë në këtë klub.

Mesfusha

Mesfusha vjen me tre. Hamdi Namani i Dritës ishte prej më të mirëve të skuadrës së tij ndaj Prishtinës.

Qemial Elshani ishte ideator i golit të vetëm që e shënoi Drenica, ndërsa luajti një ndeshje shumë të mirë gjatë gjithë kohës.

125182883 3475017532533900 767732924829140994 o

Para tyre është Engjell Hoti i Llapit që dha sy asistime ndaj ish skuadrës së tij Trepçës ’89.

Sulmi

Në krahë të djathtë është Edon Sadriu që ishte më i miri te Llapi në takim me 89-shin, ku shënoi dy gola.

Me të janë së bashku dyshja e Arbërisë, Gëzim Rusi dhe Lutfi Bilalli.

124780114 154893359688572 6455761324129999978 n

Rusi ishte më i miri në fushë te Arbëria, ndërsa golin e fitores e shënoi në fund Bilalli.

Trajner

Ky epitet i takon për këtë javë Bledar Devollit, pasi skuadra e tij fitoi derbin me Feronikelin.

124872964 3475018205867166 7225349881760421127 o

Ai prej ardhjes së tij e ka këndellur Drenicën. /Telegrafi/

post template 1

telegrafi sport app