Superliga e ka mbyllur edhe javën e 12-të me ndeshje mjaftë interesante, ku nuk munguan befasitë.

Drenica e ka fituar derbin lokal duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 1-0. Vushtrria ka marr fitore ndaj Llapit (1-0), ndërsa edhe Prishtina e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-0.


Ballkani e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0, ndërs Drita ka fituar si mysafir i Ferizajt (2-0). Befasinë më të madhe e ka shkaktuar Trepça ’89 q e ka mposhtur pastër Gjilanin 2-0, duke e rrëzuar edhe nga pozita e parë.

Redaksia e Telegrafi Sport i ka vlerësuar individët më të mirë të kësaj jave, duke i vendosur në një formacion 3-5-2.

Portier

Petrit Tahiri ka qenë njëri prej më të mirëve të Vushtrria në fitoren ndaj Llapit. Ai priti disa gjuajtje për t’i dhënë skuadrës së tij tri pikë.

Screenshot 17 3

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me tre. Përparim Osmani asistoi tek goli i Drenicës dhe me plot meritë merr një vend në formacion.

75521937 1040752532934840 7425951755604590592 o

Ahmet Haliti në qendër pas një paraqitje shumë të mirë ndaj Flamurtarit, ndërsa në të majtë Prince Balde.

Mesfusha

Mesfusha vjen më e ngjeshur me pesë mesfushorë. I fundit është Ledjon Muçajc që u paraqit mirë për Vushtrrinë.

Meriton Korenica

Në krahë janë Meriton Korenica që shënoi gol dhe asistoi te Prishtina dhe Xhevdet Shabani që ishte ideator i fitores së Dritës.

72820086 1040751726268254 2612484037557616640 o

Me mes Qemail Elshani dhe Engjëll Hoti që shënuan në fitoret e skuadrave të tyre.

Sulmi

Arb Manaj (Trepça ’89) dhe Blend Baftiu (Ballkani). Dyshja po tregojnë formë të lartë këtë edicion.

45207284 2015273388565105 4206388088055791616 n 1

Manaj shënoi në fitoren e 89-shit, ndërsa Baftiu edhe një herë ishte lojtari kryesor i Ballkanit.

Trajner

Shpëtim Idrizi është trajneri i javës së 12-të. Ai fitoi si mysafir ndaj Gjilanit duke e ngjitur ekipin e tij në renditje dhe duke e rrëzuar Gjilanin nga froni. /Telegrafi/

Formacioni 

75305748 396323127988689 1124567135541002240 n

telegrafi sport app