Fillimi i Ligës Premier është afër. Pak më shumë se një javë ka mbetur që të fillojë kampionati më i fortë në botë. 

A do të fitojë Manchester City titullin e tretë radhazi? Kush do të futet në top katër?


Sezonin e kaluar, Manchester United mbeti në vendin e gjashtë, por ishte mbi Wolves që zunë vendin e shtatë dhe do të luajnë në Ligën e Evropës.

Pozitat nëntë dhe dhjetë i morën West Ham dhe Leicester, ndërsa edhe pse kishte skuadrën më të mirë për tu futur në gjashtë të parat, Everton e mbylli në vendin e tetë, jashtë Evropës.

Nga skuadra e Everton është larguar njëri nga lojtarët kryesor, Idrissa Gueye, në Paris Saint-Germain për 30 milion euro.

960

Por ka ardhur një lojtar me përvojë si Fabian Delph. Aty është edhe Andre Gomes që erdhi për një marrëveshje të përhershme nga Barcelon.

Evertoni i Marco Silva është i vendosur që ta ofrojë edhe 19-vjeçarin e Juventusit, Moise Kean për 32 milionë euro.

690 1

Me këta lojtarë që i ka aktualisht dhe ata që flitet se do t'i blejnë brenda javës, ekspertët besojnë që Evertoni do të befasojë këtë edicion dhe do tun shkaktojë problem ekipeve të mëdha.

Më poshtë e gjeni formacionin e mundshëm të Evertonit për edicionin e ardhshëm në Ligën Premier. /Telegrafi/

690

telegrafi sport app