Formacionet zyrtare: Unitedi dhe Barca zhvillojnë duelin kryesor në fazën çerekfinale

Manchester Unitedi është nikoqir i Barcelonës në Old Trafford për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Djajtë e Kuq do të përpiqen ta fitojnë ndeshjen duke mos pranuar gola në stadiumin e tyre.
Ndërkohë që Blaugranët kanë për qëllim të realizojnë si mysafirë, në mënyrë që t'i kenë gjërat më të lehta në sfidën e kthimit në Camp Nou.
Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Ernesto Valverde.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Smalling, Lindelof, Shaw, Dalot, McTominay, Fred, Pogba, Lukaku, Rashford.
Ndeshja tjetër çerekfinale e kësaj mbrëmje zhvillohet ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































