Norvegjia dhe Spanja zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për 'Euro 2020' në kuadër të Grupit F.

La Roja është lidere e grupit me 18 pikë të arkëtuara nga gjashtë ndeshje (të gjitha fitore) dhe mbetet favorite edhe në këtë sfidën, megjithëse luan si mysafir.


Nga ana tjetër, skuadra norvegjeze është e katërta në grup, me nëntë pikë të arkëtuara, nga dy fitore, tri barazime dhe një humbje

Përzgjedhësit Lars Lagerbaeck dhe Robert Moreno i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Norvegjisë: Jarstein, Aleesami, Ajer, Nordtveit, King, Johansen, Elabdellaoui, Berge, Selnaes, Henriksen, Odegaard.

Formacioni startues i Spanjës: Kepa, Albiol, Sergio Busquets, Ceballos, Saul Niguez, Bernat, Ramos, Fabian Ruiz, Rodrigo, Oyarzabal, Jesus Navas.

norge (Foto: uefa.com)

/Telegrafi/

telegrafi sport app