Formacionet zyrtare: Monchengladbach - Bayern Munich, përballja për kreun e tabelës

Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 14-të në Bundesligë.
Ndeshja që fillon në ora 15:30, do të zhvillohet në stadiumin “Bourssia-Park”, e që Bavarezët do të shpresojnë ta zvogëlojnë diferencën e pikëve.
Monchengladbach aktualisht është lider i ligës gjermane me 28 pikë, ndërsa Bayerni ka katër më pak.
Kampioni në fuqi i Bundesligë në këtë takim do të jetë pa Lucas Henandez dhe Niklas Sule, që janë të lënduar.
Formacioni startues i Monchegladbachut: Sommer, Zakaria, Thuram, Stindl, Plea, Lainer, Benes, Hofmann, Bensebaini, Ginter, Elvedi.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Thiago, Lewandowski, Boateng, Goretzka, Davies, Tolisso, Muller, Alba, Coman, Kimmich. /Telegrafi/



































