Formacionet zyrtare: Marseille dhe Atletico zhvillojnë finalen e Europa League

Në Lyon të Francës, Olympique de Marseille dhe Atletico Madridi zhvillojnë finalen e Ligës së Evropës.
Përballja e sivjetme zhvillohet në Parc Olympique Lyonnais në Decines-Charpieu të Lyonit dhe është finalja e 47-të me radhë e turneut sekondar të klubeve që organizohet nga UEFA.
Ndërsa ky është edicioni i nëntë me radhë prej se është riemëruar nga Kupa UEFA në Europa League.
Për të arritur në finale, skuadra franceze e eliminoi Salzburgun, kurse ekipi spanjoll u tregua më i fortë se Arsenali.
Trajnerët Rudi Garcia dhe German Burgos (pasi Diego Simeone është i pezulluar) i kanë përgatitur formacionet dhe taktikat për këtë ndeshje të rëndësishme.
Formacioni zyrtar i Marseille: Mandanda, Sarr, Rami, Luiz Gustavo, Amavi; Sanson, Anguissa; Thauvin, Payet, Ocampos; Germain.
Formacioni zyrtar i Atletico Madridit: Oblak, Vrsaljko, Gimenez, Godin, Lucas, Saul, Gabi, Thomas, Koke, Griezmann, Costa.
Fituesi i kësaj finaleje do të luajë në Superkupën e UEFA-s kundër fituesit të Ligës së Kampionëve dhe po ashtu siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të (2018/2019) në garën më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/





















































