Formacionet zyrtare: Liverpooli me disa mungesa ndaj Watfordit

Liverpooli është mysafir i Watfordit në takimin që luhet në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin ' Vicarage Road', me The Reds që duan tre pikë.
Për këtë sfidë ,Watfordi do të jetë pa lojtarët si, Etebo, Kabasele, N'Koulou e Sierralta, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Liverpooli nuk mund të llogarisë në Thiago Alcantaran,Curtis Jones, dhe Harvey Elliott që janë të lënduar, derisa Alisson Becker e Fabinho janë në pushim nga ndeshjet ndërkombëtare që kishin me Brazilin.
Formacionet zyrtare:
Watford: Foster, Rose, Masina, Cathcart, Ekong, Sissoko, Femenia, Kucka, Sarr, Dennis, Hernandez.
Liverpool: Kelleher, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Milner, Keita; Salah, Mané, Firmino. /Telegrafi/









































