Në Stadio Olimpico zhvillohet Derby della Capitale ndërmjet Lazios dhe Romës, e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Bianconcelestët kanë regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje deri më tani, derisa Giallorossët e kanë nisur mirë sezonin me katër fitore dhe vetëm një humbje.


Trajnerët Maurizio Sarri dhe Jose Mourinho i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë dhe i kanë zgjedhur formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Lazios: Reina; Marusic, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Pedro, Immobile, Felipe Anderson.

lazio 2

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Mkhitaryan, El Shaarawy; Abraham.

Roma

/Telegrafi/

telegrafi sport app