Formacionet zyrtare: Juve kërkon t'i kthehet fitores ndaj Sampdorias

Ndeshja e parë e javës së 19-të në Serie A do të zhvillohet mes Juventusit dhe Sampdorias.
Kampioni në fuqi i Italisë u ndal në barazimin e dytë këtë edicion në mesjavë nga Atalanta 2-2.
Ndërkohë kundërshtari i Zonjës së Vjetër, Sampdoria ka marrë fitoren e tretë radhazi duke mposhtur lehtësisht Chievon 2-0.
Skuadra e trajnerit Maximiliano Allegri do të tentojë të rikthehet te fitorja dhe të vazhdojë marshimin drejt mbrojtjes së titullit.
Ndërkohë, ekipi bardh e kaltër nga Gjenova ka udhëtuar drejt Torinos për të befasuar bardhezinjtë.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide që pritet të fillojë nga ora 12:30.
Formacioni zyrtar i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukic, Cristiano Ronaldo.
/Telegrafi/



















































