Juventusi është nikoqir i Valencias në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër është në krye të Grupit H, me nëntë pikë të grumbulluara pas tri fitoreve dhe një humbjeje.


Skuadra spanjolle ka siguruar pesë pikë, nga dy fitore, një barazim dhe një humbje (që ia kanë shkaktuar pikërisht Bianconerët).

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Marcelino Garcia Toral i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

juve1

Formacioni startues i Valencias: Neto; Wass, Diakhaby, Gabriel, Gaya; Coquelin, Parejo, Kondogbia, Guedes; Santi Mina, Rodrigo.

valencia

Manchester Unitedi dhe Young Boys zhvillojnë ndeshjen tjetër të këtij grupi. /Telegrafi/

telegrafi sport app