Formacionet zyrtare, Izrael – Shqipëri: Kuqezinjtë zhvillojnë ‘finalen’ për vendin e parë

Shqipëria luan “finalen” e parakohshme të Ligës së Kombeve, pasi një fitore e bën pretendent kryesore për vendin e parë në grup dhe çdo rezultat tjetër ia “vret” shpresat për këtë objektiv.
Edi Reja ka ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2, teksa në majë të sulmit i ka besuar dyshes Sokol Cikalleshi – Armand Broja, të mbështetur nga Kristjan Asllani pas shpine.
Në portë është Thomas Strakosha i përzgjedhuri, ndërsa në mbrojtje, Arlind Ajeti luan në krah të Ardian Ismajlit në qendër, me Elseid Hysajn e Ivan Balliun nga krahët.
Sa i përket mesfushës, konfirmohet Gjasula e Abrashi, të cilët do të kenë në krah edhe Qazim Laçin.
Izraeli (4-3-3): Glazer; Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner; Kanichovsky, Lavi, Karzev; Haziza, Weissman, Abada.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































