Formacionet zyrtare: Atletico kërkon pikë të plota ndaj Levantes

Atletico Madridi është mysafir i Levantes në Estadio Ciudad de Valencia për ndeshjen e xhiros së njëmbëdhjetë në La Liga.
Los Rojiblancos kanë rënë në pozitën e shtatë në renditje, mirëpo janë vetëm tri pikë prapa skuadrave lidere që do të thotë se me fitore eventuale do të barazohet me to.
Levante akoma nuk e ka arritur asnjë fitore, duke barazuar pesë herë dhe duke humbur po pesë takime.
Trajnerët Javier Pereira dhe Diego Simeone i kanë përgatitur skuadrat për këtë ndeshje.
Formacioni startues i Levantes: Aitor; Son, Vezo, Rober Pier, Duarte; Franquesa, Pepelu, Malsa, Bardhi; Dani Gomez, Morales.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































