Formacionet startuese: Reali pritet ta eliminojë Numancian nga Kupa e Mbretit
Real Madridi është 90 minuta larg konfirmimit si çerekfinalist i Kupës së Mbretit.
Në ndeshjen e parë të 1/8 e finales, Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në udhëtim te Numancia, ashtu që në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu, duhet vetëm ta konfirmojnë kualifikimin.

Kundërshtari i tyre bën gara në Segunda Division, ndërsa marrë parasysh edhe rezultatin nga takimi i parë, të zgjedhurit e Zinedine Zidane janë favoritë absolutë për të vazhduar tutje.
Reali do ta shpresojë ta fitojë trofeun e Copa del Rey, duke qenë se aktualisht nuk është në pozitë të mirë në La Liga.
Formacioni startues i Real Madridit: Casilla, Carvajal, Vallejo, Nacho, Theo, M. Llorente, Kovacic, Ceballos, Lucas Vazquez, Asensio, Mayoral.
Shorti për ndeshjet çerekfinale do të zhvillohet më 12 janar. /Telegrafi/
































