Formacionet startuese: Reali e do fitoren ndaj Viktoria Plzenit

Real Madridi është mysafir i Viktoria Plzenit për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në përballjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu, Los Blancos fituan me rezultat 2-1, ashtu që ata do të përpiqen të fitojnë sërish në Doosan Arena.
Mbretërit e kryesojnë Grupin G me gjashtë pikë, nga dy fitore dhe një humbje të regjistruara në tri xhirot e para.
Plzeni është në fund të grupit me vetëm një pikë të arritur nga një barazim, teksa ka pësuar edhe dy humbje.
Kjo është ndeshja e parë e Santiago Solarit si trajner i Realit në Ligën e Kampionëve, ndërsa taktikat e tij do t'i vë përballë homologut nga skuadra tjetër, Pavel Vrbas.
Formacioni startues i Viktoria Plzenit: Hruska, Reznik, Hejda, Hubnik, Limbersky, Havel, Prochazka, Hrosovsky, Kopic, Cermak, Chory.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet CSKA Moskës dhe Romës. /Telegrafi/





















































