Formacionet startuese: Leipzig dhe Bayern luajnë në DFB Pokal

Bayern Munichu është mysafir i RasenBallsport Leipzig për ta zhvilluar ndeshjen e raundit të dytë (1/16 e finales) të DFB Pokal.
Në raundin e parë, bavarezët ishin bindës në triumfon prej 5-0 kundër skuadrës së Chemnitzer FC.
Me rezultat të njëjtë, Leipzigu doli fitues përballë ekipit të Sportfreunde Dorfmerkingen.
Fituesi i kësaj përballjeje do të kualifikohet në 1/8 e finales së DFB Pokal.
Në edicionin e kaluar të kësaj gare, Bayerni arriti deri në gjysmëfinale, kurse Leipzigu u eliminua që në raundin e parë.
Formacioni startues i RB Leipzig: Gulacsi; Bernardo, Orban (C), Upamecano, Halstenberg; Keita, Kampl; Sabitzer, Forsberg; Poulsen, Augustin.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba; Thiago, Tolisso, Vidal; Robben, Lewandowski, Coman.
/Telegrafi/















































