Formacionet startuese: City pritet të konfirmohet si çerekfinalist përballë Monchengladbachut

Në stadiumin neutral, Puskas Arena, zhvillohet ndeshja kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Monchengladbachut.
Po në Budapest u zhvillua edhe përballja e parë ndërmjet këtyre skuadrave, të cilën e fitoi ekipi anglez me rezultat 2-0.
Citizens janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane, falë fitores komode nga sfida e parë.
Trajnerët Pep Guardiola dhe Marco Rose edhe një herë do t’i vënë përballë taktikat e tyre.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Dias, Stones, Cancelo, Rodrigo, Gündogan, De Bruyne, Mahrez, Foden, Bernardo.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































