Barcelona e ka siguruar kualifikimin në kuadër të 16 më të mirët e Evropës, ndërsa kësaj radhe udhëton në Holandë për tu takuar me PSV-në, që vlen pozita e parë në grup. 

Barcelona ka 10 pikë aktualisht dhe e ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa PSV ka pak gjasa që ta zë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Evropës, pasi ka vetëm një pikë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou ishte mbyllur me rezultat 4-0.

GettyImages 1035605696 Pamje nga ndeshja e parë . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Holandezët janë të kompletuar për këtë përballje ku do të luajnë në sulm me De Jong, që mbështet nga Lozano dhe Bergwijin.

Në anën tjetër Barcelona ka mungesa të shumta, duke filluar nga Arthur, Cillessen, Rafinha, Roberto, Suárez  dhe Vermaelen.

GettyImages 1035605640 Jordi Alba e Denzel Dumfries . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Lionel Messi pritet të fillojë nga minuta e parë, ku me të në sulm do të luajnë Coutinho dhe Dembele.

Në mesfushë do të kthehet Arthuro Vidal, që nuk ka luajtur në disa ndeshje. /Telegrafi/


PSV- Barcelona Stadiumi: Philips Stadion

Ora: 21:00

Formacionet e mundshmePSV: Zoet; Angelino, Viergever, Schëaab, Dumfries; Hendrix, Rosario, Pereiro; Bergëijn, De Jong, Lozano.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal, Dembele; Messi, Coutinho.


telegrafi sport app