Forma e shkëlqyer në ndeshjet e fundit, Solskjaer ka një kërkesë për Besiktasin sa i përket Muçit

Trajneri i Besiktasit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka bërë të qartë te drejtuesit e klubit se dëshiron të mbajë Ernest Muçin në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimit nga klubet evropiane.
Sipas raporton mediumi turk "Sporx", Solskjaer është i impresionuar nga forma e fundit e sulmuesit shqiptar, i cili ka shënuar gol dhe ka pasur performanca të mira në ndeshjet e fundit.
Muçi (24 vjeç) ka qenë aktiv në dy ndeshjet e fundit të Superligës së Turqisë duke luajtur nga minuta e parë, ndërsa javën e kaluar shënoi një gol të bukur në Kupën e Turqisë.
Gjatë këtij sezoni, ai ka regjistruar 7 gola dhe 3 asistime në 33 ndeshje, duke u bërë një lojtar kyç, sidomos pas ardhjes së norvegjezit në ekipin e Stambollit.
Megjithëse mediat turke kishin spekuluar më parë për një largim të mundshëm të Muçit në verë, me disa klube që ishin interesuar, por Solskjaer duket se e vlerëson atë dhe dëshiron ta ruajë në projektin e tij afatgjatë. Besiktasi ka të drejtë të negociojë, pasi kontrata e Muçit zgjat deri në vitin 2027.
Përveç Muçit, te Beshiktashi luan edhe sulmuesi Milot Rashica, duke formuar një dyshe të fortë që kuptohen mirë në fushë.
Muçi ishte transferuar nga Legia Varshava në shkurt 2023 me një vlerë prej 10 milionë euro. /Telegrafi/



















































