LAJMI I FUNDIT:

Forma e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut para përballjes së madhe

Forma e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut para përballjes së madhe

Përfaqësuesja e Kosovës ka formë më të dobët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, në pesë ndeshjet e fundit para përballjes së sotme (e enjte).

Sot me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup, luhet gjysmëfinalja e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në këtë ndeshje, Dardanët do të kenë shumë mungesa të mëdha, por janë të gatshëm për të arritur finalen për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2020.


Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut – Challandes nuk ndryshon skemën, konfirmohen ‘senatorët’
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut – Challandes nuk ndryshon skemën, konfirmohen ‘senatorët’

Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes vjen në këtë takim të rëndësishëm në formën jo më të mirë.

Nga pesë ndeshjet e fundit zyrtare, Kosova ka vetëm një fitore – atë ndaj Malit të Zi me rezultat 2-0 më 14 tetor 2019.

Nga ajo kohë, Dardanët kanë pësuar tri humbje nga Çekia, Anglia dhe Greqia, ndërsa ka barazuar me Moldavinë.

Në anën tjetër, vendasit e Maqedonisë së Veriut kanë formë diçka më pozitive, me dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Fqinjët tanë kanë fituar ndaj Armenisë dhe Izraelit, kanë humbur Austria dhe Polonia, ndërsa kanë barazuar me Gjeorgjinë.

Ndryshe, kjo është ndeshja e parë në histori në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Ligat tjera
Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

La Liga
Talenti i madh 16 vjeçar u detyrua të tërhiqet nga futbolli pas zbulimit të një gjendjeje të rrallë mjekësore - ai ishte afër kalimit në klubin që do t'i ndryshonte jetën

Talenti i madh 16 vjeçar u detyrua të tërhiqet nga futbolli pas zbulimit të një gjendjeje të rrallë mjekësore - ai ishte afër kalimit në klubin që do t'i ndryshonte jetën

Bundesliga
Kalo në kategori