LAJMI I FUNDIT:

Ford ka nisur zyrtarisht të prodhojë pajisje të ndryshme dhe respiratorë që shpëtojnë jetë

Ford ka nisur zyrtarisht të prodhojë pajisje të ndryshme dhe respiratorë që shpëtojnë jetë

Ne mesin e këtyre pajisjeve do të ketë edhe maska dhe kostume

Pasi ndaloi përkohësisht prodhimin e makinave, Ford që është prodhuesi i parë që është shprehur i gatshëm për ndihmë në trajtimin e coronavirusit, tani ka nisur edhe zyrtarisht të prodhojë në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.

Ditë më parë, Ford bëri të ditur se e ka përshtatur prodhimin, që të prodhojë pajisje të ndryshme ndihmëse dhe respiratorë që shpëtojnë jetë dhe mbrojnë për mjekët, punonjësit tjerë dhe pacientët.


Maskat që e mbulojnë edhe kokën dhe janë të pajisura me ventilator, kanë nisur të prodhohen në Plymouth dhe Michigan, prej nga pritet të dalin nga prodhimi në tre milionë njësi.

Ventilatorët që Ford i shfrytëzon për të kontrolluar klimën e ulëseve të F-150, janë përshtatur në atë formë, që të ndihmojnë për furnizimin me ajër të pastër të kostumeve që i veshin mjekët dhe punonjësit tjerë në ambiente ku ka të infektuar.

Deri më tani, Fod ka arritur që të prodhojë deri në 75 mijë kostume mbrojtëse në javë, derisa gjatë javës që vjen, do të përpiqet që të arrijë t’i prodhojë deri në 100 mijë kostume.

Të gjitha këto ndryshime, Ford i ka bërë që të shpëtojë jetët e të sëmurëve me coronavirus, si dhe të mjekëve që i kanë quajtur heronj, të cilët po përballen me shumë vështirësi që ta mbajnë situatën nën kontroll. /Telegrafi/