Forcat ukrainase çlirojnë Novoekonomichne në Donetsk dhe ngrenë flamurin ukrainas

Trupat ukrainase nga Regjimenti i 425-të Skelia (Shkëmb) kanë çliruar vendbanimin Novoekoomichne në rajonin e Donetskut dhe kanë ngritur flamurin ukrainas atje.
Sipas videos, u deshën dy javë për të çliruar vendbanimin: grupet sulmuese lëvizën rrugë më rrugë, hynë nën mbulesën e natës, u përballën me forcat ruse dhe kryen sulme të koordinuara së bashku me një operacion spastrimi.
Flamuri ukrainas u ngrit në qendër të vendbanimit më 31 gusht, transmeton Telegrafi.
DeepState, një grup analistësh ushtarakë ukrainas, ka raportuar se shkalla me të cilën rusët po pushtojnë territorin ukrainas ra me 18% në gusht.
Rusia pushtoi 464 km katrorë muajin e kaluar, duke e çuar sipërfaqen totale të pushtuar në 19% të territorit të Ukrainës.
DeepState vuri në dukje se kjo është e barabartë me përqindjen që Rusia mbante më 3 tetor 2022, pak para se forcat mbrojtëse ukrainase të nisnin një kundërsulm në Dudchany në rajonin e Khersonit. /Telegrafi/


































