Kur trupat irakiane filluan operacionet për të rimarrë Mosulin muajin e kaluar, avionët amerikanë F-22 Raptor ishin të parët që goditën objektivat e ISIS në atë qytet. Por angazhimi i pilotëve amerikanë jashtë vendit ka krijuar një krizë brenda Shteteve të Bashkuara. Gjeneralë të lartë të Forcave Ajrore pohojnë në intervista me korrespondenten e Zërit të Amerikës Carla Babb se nëse nuk merren masa, kjo krizë mund të dobësojë kapacitetet e vijës së parë në të ardhmen.
Thirrjet për mbështetje nga forcat ajrore në operacione të ndryshme në botë kanë mobilizuar në mënyrë të përsëritur pilotët amerikanë. Për përgatitjen e çdo piloti shpenzohen vite të tëra dhe miliona dollarë. Pilotët sot drejtojnë mjete të pajisura me teknologji të avancuar që janë shndërruar në super-kompiutera.
Mund të ekzistojë bindja se ka plot pilotë që dinë të fluturojnë avionë luftarakë të tipit F-22 Raptors, por realiteti është ndryshe. Forcat Ajrore amerikane janë të autorizuara të kenë 3 500 pilotë për avionë luftarakë, por aktualisht kanë 725 më pak.
Gjeneral Majori Scott Vander Hamm dhe Gjeneral Lejtnanti John Cooper janë përgjegjës për menaxhimin e kontigjentit të pilotëve dhe teknikëve që mirëmbajnë avionët luftarakë.
Ata dhanë për herë të parë një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës mbi këtë krizë në rritje.
“Sa kohë mund të vazhdojë kjo situatë? Deri kur mund ta menaxhoni para se të bëhet e papërballueshme,” pyet gazetarja e Zërit të Amerikës.
“Do të thosha se kemi mbërritur në atë pikë. Situata nuk pret më. Kemi një numër të pamjaftueshëm skuadrash për të përballuar nevojat e komandantëve,” thotë Gjeneral Majori Scott Vander Hamm.
Reduktimet e fundit ishin rezultat i shkurtimeve buxhetore pas tërheqjes së forcave amerikane nga Iraku në 2010 dhe në pritje për tërheqjen nga Afganistani.
“Koeficienti i ndryshimit është intensiteti. Nuk pritej që të dilte në skenë ISIS. Planet ishin që të tërhiqeshim nga rajoni,” thotë Gjeneral Lejtnanti John Cooper.
Në bazën ajrore Langley-Eustis pilotët thonë se shërbimet e gjata dhe të shpeshta kanë shkatërruar moralin në radhët e ushtarakëve.
“Kryenim shërbime 45 ditëshe. Pastaj shërbimet u zgjatën dhe u bënë 90 ditëshe, pastaj 120 ditëshe. Tani shërbimet zgjasin gjashtë muaj dhe për pilotët në pozicione kyçe deri edhe një vit,” thotë një kolonel lejtnant që drejton avionë luftarakë, i njohur me pseudonimin “Buz”.
Shërbimet e gjata nuk janë e vetmja arsye që kanë shtyrë shumë pilotë të braktisin karrierën ushtarake. Kur kthehen nga shërbimet, pilotët kanë punë intensive me dokumente e formularë që duhet të plotësojnë përveç stërvitjes për të përmirësuar aftësitë e drejtimit të avionit.
“Më vijnë kërkesa të shumta për pilotë dhe nuk kam një kontigjent të mjaftueshëm. Secili prej tyre është i mobilizuar, nuk kemi njerëz në rezervë,” thotë Kolonel Lejtnanti “Buz”.
Forcat ajrore po stërvisin 135 pilotë më shumë këtë vit se dy vjet më parë por këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme pasi vetëm 40% e kontigjentit të mëparshëm ka pranuar të rinovojë kontratën për të vazhduar shërbimin në 2016. Situata është kritike.
“Na duhet të mbajmë rreth 65% ose 2/3 e kontigjentit në mënyrë që të përballojmë kërkesën,” thotë Gjeneral Majori Scott Vander Hamm.
Numri i pamjaftueshëm i pilotëve luftarakë përkon me rritjen e kërkesës për pilotë nga kompani private fluturimesh, me ofertën për orar më të shkurtër, me të parashikueshëm dhe mundësinë për pagë më të lartë.
“Nëse do të ishte thjesht në dorën time, do të vazhdoja si pilot luftarak, por edhe familja do të shprehë mendimin e saj. Nëse e shohim se e përballojmë, do të vazhdoj të shërbej në forcat ajrore. Nëse familja mendon ndryshe, do të largohem,” thotë Majori “Jack” pilot i forcave ajrore amerikane.
Tom Hunt e la karrierën si pilot luftarak në 2013 dhe tani bën më shumë para si jurist në Uashington. Ai thotë se po të duan Forcat Ajrore mund ta zgjidhin problemin.
“Ka njerëz që thonë se nuk zgjidhen gjërat me para. Por e vërteta është që zgjidhen. Po të thuash se do ta rrisësh në 500 mijë dollarë shpërblimin që ofrohet një herë në karrierë për një pilot luftarak, eliminohet problemi i mungesës së pilotëve”.
Forcat Ajrore i kanë kërkuar Kongresit fonde për ta çuar në 48 mijë dollarë shumën e shpërblimit vjetor për një pilot. Që nga viti 1999 shpërblimi vjetor nuk është rritur asnjëherë. Pentagoni shpreson se kjo rritje do të mjaftojë për të motivuar pilotë me eksperiencë të vazhdojnë karrierën ushtarake, në mënyrë që të përballohen kërkesat nga operacionet intensive dhe të rekrutohen pilotë të rinj.
Për momentin, gjeneralët thonë se ende mund t’i përballojnë kërkesat për pilotë në operacionet jashtë vendit, por nëse nuk zgjidhet problemi së shpejti, nuk do të jenë më në gjendje.
“Nga analiza e situatës aktuale parashikoj që brenda vitit të ardhshëm kalendarik të kemi dobësim të kapaciteteve në skuadrat e vijës së frontit,” thotë Gjeneral Majori Scott Vander Hamm.
Ky dobësim nënkupton që Forcat Ajrore mund të mos jenë në gjendje të dërgojnë pilotë në momentin e kërkuar, gjë që rrit mundësinë për viktima më të shumta gjatë konflikteve. Por edhe nëse Forcat Ajrore bëjnë të pamundurën që të rrisin numrin e pilotëve luftarakë, zgjidhja e situatës do të kërkojë më shumë se një dekadë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova