Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, paralajmëron rritje të kontrollit mbi shërbimet dhe financat në sistemin shëndetësor, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë si shpenzohen paratë e tyre.

Ai tha se status quo-ja në shëndetësi ka zgjatur për një kohë të gjatë, prandaj Fondi po nis një proces të ri për të rritur përgjegjësinë dhe transparencën.


“Qëllimi i ndryshimeve që duam ti prezantojmë është rritja e kontrollit mbi shërbimet shëndetësore nga njëra anë, dhe e dyta rritja e kontrollit të financave, që të bëjmë koncept më përgjegjës dhe më transparente.

I kemi ftuar të gjitha institucionet shëndetësore publike që të jenë prezent në sesionin hyrës që të sigurojmë sqarim për ndryshimet që i bëjmë që është fillimi i procesit. Nuk presim që brenda një viti do të ndryshojë diçka”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.