Fonde për shkronjat e Teatrit Kombëtar

Artistët kanë publikuar një foto ku sipas tyre punonjësit e Bashkisë së Tiranës ishin zgjuar herët për të vajtur rreth orës 04:30, të mëngjesit për të hequr shkronjat e Teatrit Kombëtar.
Artistët nuk janë dorëzuar dhe kanë bërë thirrje për mbledhje fondesh në mënyrë vullnetare, për të vendosur sërish germat në godinën e Teatrit.
“Të dashur miq, Si përgjigje ndaj grabitjes së shkronjave të Teatrit Kombëtar, sot kemi filluar mbledhjen e fondeve vullnetare për rivendosjen e tyre. Kush do të na ndihmojë në këtë përpjekje, mund të vijë të kontribuojë në Sheshin e Teatrit edhe nesër në orën 19.30.Ju faleminderit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, shprehet artistët.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































