The Economist
Regjisori Stenli Kubrik me filmin e tij kult “2001: Një udhëtim në hapësirë”, e kishte parashikuar që në vitin 1968: Njerëzit do të ndërvepronin me teknologjinë duke përdorur zërin.
Një veprim që nga fiksioni kinematografik, sot është shndërruar në një elementë të përditshmërisë në dispozicion të secilit prej nesh. Në fakt, sot çdo smartfon dhe tablet mund të kthehet në një sekretare virtuale që të kujton takimet dhe afatet e ndryshme. Një nëpunëse e palodhur digjitale dhe gjithmonë në shërbimin tonë, për t’i diktuar postën elektronike dhe mesazhet, apo për t’i kërkuar çdo lloj informacioni, nga moti te restoranti më i mirë, nga informacionet mbi bursën deri te prenotimi i një fluturimi.
Risia është se këta lexues vokalë, po bëhen gjithnjë e më shumë inteligjentë: Ata janë në gjendje të kuptojnë dhe interpretojnë nevojat tona, dhe rregullojnë përgjigjet në bazë të sjelljeve dhe zakoneve të njerëzve që i përdorin ato. Ato modelohen në bazë të secilit prej nesh. Funksionon kështu: Siri, zëri i zgjuar që u jep jetë pajisjeve të Apple; Cortana, inteligjenca artificiale e përdorur në programet Microsoft; dhe Google Now që është duke funksionuar në të gjitha platformat: Android, por edhe Apple dhe Microsoft.
Zëri po bëhet një element i shkëputjes përfundimtare nga tastiera dhe ekranet me prekje. Ai po shënon fundin e epokës së shkrimit, dhe do të bëhet sistemi kryesor i ndërveprimit me teknologjinë brenda vitit 2020, duke i nxjerrë në pension telekomandat, mausin dhe tastierat. Siri po del nga ekranet e telefonave, dhe përgatitet të zbarkojë në shtëpitë dhe në kroskotin e makinave tona. Me Siri-n mund të komandohen të gjitha objektet inteligjente në shtëpinë tuaj (dritat, televizori, muzika, pajisjet elektroshtëpiake), por edhe mund t’u japë komanda me zë makinave me të cilat përputhet. Madje Siri mund të pyetet si të qe një mjek, për t’u njohur me parametrat tona jetësorë, të cilat do t’i zbulojë me anë të sensorëve të vendosur në trupin tonë.
Makina e Google (ajo pa shofer) do të komandohet me zë. Edhe fati i Cortana-s shkon përtej telefonave dhe tabletave. Sistemi i Microsoft, është në fakt i lidhur me fatin e sistemit operativ të Windows 10, që sipas parashikimeve mendohet të instalohet në mbi 1 miliardë pajisjet brenda dy viteve të ardhshme. Ngjashëm me Siri-n, Cortana shërben edhe për të biseduar me objekte shtëpiake, makinat dhe të gjitha llojet e sensorëve. Cortana funksionon ndërkaq edhe mbi kompjuter dhe tek aparati i video-lojërave ‘Xbox one’, dhe në SHBA është tashmë në dispozicion, me një aplikacion edhe për modelet e Apple dhe Android (data e mbërritjes në Itali nuk është shpallur ende).
Cortana mund të bëhet ndihmësi virtual më i përdorur në botë deri në vitin 2020. Por, Apple, Microsoft dhe Google nuk janë të vetmit në fushën e asistentëve të zërit, që janë të pajisur me inteligjencën artificiale. Edhe Amazon dhe Facebook kanë pajisjet e tyre: Ato quhen respektivisht, Alexa dhe M. Sipas “Wall Street Journal”, Amazon është gati të hedhë në treg altoparlantin portativ që lidhet me internetin (me emrin e koduar Fox), që përveç dëgjimit të muzikës, do të shërbejë edhe si një asistent zanor. Mjafton të thuhet emri i asistentit, i quajtur Alexa, për ta vënë atë në veprim dhe vijuar me kërkesat, nga pyetjet në lidhje me trafikun, dhe motit deri te riprodhimi i muzikës, nga ndezja e dritave të shtëpisë te futja e produkteve në karrocat e shpenzimeve të Amazon. Alexa është tashmë e pranishme te produktet e tjera të Amazon, si spikeri shtëpiak Echo. Kompania njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Ford për të vendosur softuerët të tillë në makina. Kështu, për shembull, ju mund të hapni derën e garazhit të shtëpisë me një komandë zanore.
Facebook gjithashtu hyn në fushën e asistentëve inteligjente virtuale. Kompania njoftoi testimin e M, një server i integruar në chat-in Messenger, që do të sfidojnë Siri-n, Cortana-n, Google Now dhe Alexa-n. Njoftimi mbi testimin te disa përdorues në San Francisko, u bë përmes Facebook nga menaxheri Dejvis Markus, ish-drejtuesi ekzekutiv i PayPal. “Ndryshe nga shërbimet e tjera të bazuara në inteligjencën artificiale, M mund të kryejë detyrat në vendin tuaj: Të blejë sende të ndryshme, të ofrojë dhurata për të dashurit tuaj, të bëjë një rezervim në restorant, të organizojë udhëtimet dhe takimet”.
Vlera e shtuar qëndron te skuadra e personave që do t’i bashkohet teknologjisë, për t’iu përgjigjur përdoruesve. Ashtu si rivalët, mund të japë informacion, por edhe të bëjë rezervime dhe blerje. Në ndryshim nga Siri dhe ndihmësit e tjerë virtualë, M nuk do të flasë me ju. Pyetjet mund të postohen me një mesazh të shkruar në mënyrë zanore, si një bisedë në chat. Rezultati? Do të ketë gjithmonë një përgjigje me shkrim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?