Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e tretë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve dhe organizatave të ndryshme.
Hoxhaj ka takuar Sekretarin Gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zannier me të cilin kanë biseduar për sfidat evropiane dhe globale.
Hoxhaj e ka informuar Zannier për të arriturat e Kosovës dhe agjendën evropiane të vendit tonë.
Kryediplomati kosovar ka takuar edhe këshilltarin për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Kancelares gjermane Merkel, Christoph Heusgen, me të cilin kanë biseduar për sifdat e sigurisë në Ballkan dhe Evropë, agjendën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Po ashtu, Hoxhaj ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman, Roderich Kiesewetter.
Ministri Hoxhaj ka pasur një takim dypalësh edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmet Aboulgheit me të cilin kanë biseduar për mbështetjen në njohjen diplomatike të Kosovës dhe mbështetjen për Kosovën në rast të aplikimit për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.
“Konferenca e Mynihut është prej forumeve më të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë, ku gjatë ditës së sotme kam pasur mundësinë që të takohem qoftë me Komisionerë të Bashkimit Evropian ku kam biseduar për agjendën e zbatimit të reformave sa i takon MSA-së, dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu, kam pasur mundësi që të takohem me sekretarë të Ligës Arabe, të shteteve të Gjirit, dhe të BE-së dhe me vende të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Kam kërkuar mbështetje qoftë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, qoftë njohje të reja të cilat do të duhej të vijnë”, ka thënë Hoxhaj.
Agjendën intensive të takimeve Hoxhaj e ka vazhduar me takimet me Gjeneralin Erhard Buhler, Senatorin Chris Murphy, Deputetin e Parlamentit Evropian Elmar Brok, Ministri për Evropë dhe Amerikë të Qeverisë Britanike Alan Duncan, dhe me homologët, ministrin e Jashtëm të Lituanisë Linas Linkevicius, Ministrin e Punëve të Jashtme të Latvisë Edgars Rinkevics, Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut Jean Asselborn, si dhe kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të shteteve të Gjirit, Abdullatif Bin Rashid Al Zayani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Shëndetësia ende me letra e protokolle, Sistemi Informativ Shëndetësor mbetet premtim zgjedhor

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE