Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023.
Nga 2.5 për qind që ishte pritshmëria në raportin e tetorit, në pasqyrën e fundit ekonomike globale, të publikuar sot, Fondi vlerëson se ekonomia e vendit do të rritet me 2.2 për qind.
Ekonomia vendase pritet të përshpejtohet në 3.3 për qind e vitin 2024 dhe të mbesë përafërsisht në këto nivele deri në 2028-n, kur pritet të zgjerohet me 3.4 për qind, pak a shumë në të njëjtat nivele me pritshmëritë në raportin e tetorit.
Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet që pritet të kenë ecurinë më të mirë ekonomike në 2023, me përkatësisht 3.5 dhe 3.2 për qind. Serbia dhe Bosnjë Hercegovina do të zgjerohen me 2 për qind, ndërsa për Maqedoninë e Veriut parashikimet janë mjaft pesimiste, me vetëm 1.4 për qind.
Për Shqipërinë, FMN parashikon që inflacioni të vijojë të mbetet i lartë edhe në vitin 2023, me një mesatare prej 5 për qind, nga 6.7 për qind që ishte në vitin 2022. Inflacioni do të ulet në vitet në vijim për të zbritur në 3%, që është dhe objektivi i bankës së Shqipërisë vetëm në vitin 2028.
FMN: Qeveritë të luftojnë inflacionin dhe të mbrojnë shtresat e varfra
FMN thotë në raportin global se rritja anemike, që është e pranishme në të gjithë globin lidhet me shtrëngimin e politikës monetare me synim rënien e inflacionit, që ka përkeqësuar kushtet financiare si dhe vijimi i pasojave të luftës në Ukrainë. Edhe inflacioni, ndonëse në ulje, po ngadalësohet më pak sesa pritej. Rreziqet në të ardhmen janë shtuar , pasi stresi i sistemit financiar mund të përhapet, duke dobësuar ekonominë reale.
FMN thekson se Politikëbërësit kanë pak hapësira për të përmirësuar perspektivat dhe për të minimizuar rreziqet.
Bankat qendrore duhet të jenë të qëndrueshme në politikën e tyre për të frenuar inflacionin, por gjithashtu të jenë të gatshme të rregullojnë dhe përdorin instrumentet e politikës – duke përfshirë adresimin e shqetësimeve të stabilitetit financiar – në linjë me zhvillimet ekonomike.
Politikëbërësit fiskalë duhet të mbështesin veprimet e politikëbërësve monetarë dhe financiarë për të rikthyer inflacionin në objektiv duke ruajtur stabilitetin financiar.
Në shumicën e rasteve, qeveritë duhet të synojnë për politika shtrënguese, duke ofruar mbështetje të synuar për ata që po luftojnë më shumë me krizën e kostos së jetesës, rekomandon FMN. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Goditi me grusht policin pasi i vuri gjobë, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Rama dhe Berisha pritet të vendosin sot në limite kandidatët përfaqësues në zgjedhjet e 11 majit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët