LAJMI I FUNDIT:

FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike globale

FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të martën raportin e ri “Parashikimi për Ekonominë Botërore”, në të cilin parashikimi për rritjen e ekonomisë ndërkombëtare në vitin 2016 është 3.2 për qind, duke shënuar një ulje prej 0.2 për qind krahasuar me parashikimin e janarit.

FMN-ja parashikon që rritja ekonomike do të jetë 0.2 për qind më e ulët se parashikimi i mëparshëm, për të rënë në 3.2 për qind. Sipas FMN-së, ekonomitë e Shteteve të Bashkuara, Japonisë, dhe Bashkimit Evropian do të rriten më pak se sa mendohej më parë.

Me ndikimin e tregjeve të reja dhe të ekonomive në zhvillim, parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2017 është 3.5 për qind, ose 0.1 për qind më i ulët se parashikimi i janarit.


Në raport thuhet se që nga janari i këtij viti, situata në tregun botëror të kapitalit është përkeqësuar, gjë që ka ndikuar në dobësimin e ekonomive të zhvilluara.

Përveç kësaj, politikat rajonale, terrorizmi, kriza e refugjatëve etj kanë cenuar rritjen e ekonomisë globale. Duke u bazuar në këto faktorë, FNM-ja vendosi të ulë parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore në një periudhë 2 vjeçare.

Në raportin e FMN-së parashikimi i rritjes ekonomike të Kinës është përkatësisht 6.5 për qind dhe 6.2 për qind, ose 0.2 për qind më i lartë se parashikimi i muajit janar. /Telegrafi/