LAJMI I FUNDIT:

FMN thotë se ekonomia botërore do të ngadalësohet pas vitit 2019

FMN thotë se ekonomia botërore do të ngadalësohet pas vitit 2019

Ekonomia botërore ende është në rritje, por kjo nuk mund të zgjasë më shumë se vitin e ardhshëm.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se pret që rritja botërore në vitin 2017 të rritet 3.8 për qind, 3.9 për qind në vitin 2018 dhe 2019.

Por, gjërat nuk duken aq të mira në vitin 2020 dhe tutje.


“Rritja botërore parashikohet të zbutet përtej dy viteve të ardhshme”, thuhet në raportin e FMN-së, përcjell Telegrafi.

FMN ka renditur disa faktorë që mund të zvarrisin rritjen, duke përfshirë rritjen e proteksionizmit, shkallëzimin e tensioneve politike dhe tregtare dhe “uljen e mbështetjes popullore për integrimin ekonomik botëror”.

Rritja ekonomike e Kosovës, FMN: 4.0% në 2018
Lexo po ashtu Rritja ekonomike e Kosovës, FMN: 4.0% në 2018

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, që pritet të zgjerohet me 4 për qind, Shqipëria do të ketë normën më të lartë të rritjes.

Më pas renditen Bosnja dhe Hercegovina me 3.2 për qind, Maqedonia me 3 për qind, Mali i Zi me 2.4 për qind dhe Serbia me 3.5 për qind. /Telegrafi/