LAJMI I FUNDIT:

FMN parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë deri në 3.2 përqind

FMN parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë deri në 3.2 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij të fundit rishikon normën e rritjes e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për këtë vit prej 3 përqind në të parashikuar për muajin prill, në 3.2 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

FMN pret një rritje prej 3.4 përqind vitin e ardhshëm dhe 3.5 përqind deri në vitin 2024.

Nga vendet e rajonit rritje më të madhe është parashikuar për Kosovën për 4.2 përqind, 3.5 për Serbinë, 3 përqind për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kroacinë.


Deri në vitin 2024, rritja ekonomike në rajon do të arrijë në katër përqind në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë, tre përqind në Bosnjë dhe Hercegovinë, 2.9 përqind në Mal të Zi, ndërsa në Kroacia dy përqind./Telegrafi/