Për pjesën më të madhe të ekonomisë botërore, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina – përballen me dobësim të aktivitetit ekonomik, tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Viti i ri do të jetë “më i vështirë se viti që lëmë pas”, theksoi Georgieva.
“Pse? Sepse të tri ekonomitë e mëdha – SHBA, BE dhe Kina – po ngadalësohen njëkohësisht”, tha ajo.
Në tetor 2022, FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike botërore në vitin 2023, duke pasqyruar rënien e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë, si dhe trysnia e inflacionit dhe normat e larta të interesit të vendosura nga bankat qendrore si ajo e Shteteve të Bashkuara.
Që nga ajo kohë, Kina ka hequr dorë nga politika e saj zero COVID-19 dhe ka nisur një rihapje kaotike të ekonomisë së saj, megjithëse konsumatorët atje mbeten të kujdesshëm, ndërsa rastet e virusit rriten.
Në komentet e tij të para publike që nga heqja e kufizimeve, presidenti Xi Jinping bëri thirrje për më shumë përpjekje dhe unitet ndërsa Kina hyn në një “fazë të re”.
“Për herë të parë në 40 vjet, rritja e Kinës në 2022 ka të ngjarë të jetë në të njëjtin nivel ose më poshtë rritjes botërore”, tha Georgieva.
Për më tepër, një shpërthim i pritshëm i infeksioneve të COVID-19 atje në muajt në vijim ka të ngjarë të godasë më tej ekonominë e saj këtë vit dhe të ngadalësojë rritjen rajonale dhe botërore.
“Për dy muajt e ardhshëm, do të jetë e vështirë për Kinën, dhe ndikimi në rritjen kineze do të jetë negativ, ndikimi në rajon do të jetë negativ, ndikimi në rritjen botërore do të jetë negativ”, tha ajo.
Në parashikimin e tetorit, FMN-ja e përcaktoi rritjen e produktit të brendshëm bruto në Kinë për vitin e kaluar në 3.2 për qind – në të njëjtin nivel me parashikimin botëror të Fondit për vitin 2022. Në atë kohë, ajo parashikoi gjithashtu se rritja vjetore në Kinë do të përshpejtohej në vitin 2023 duke shkuar në 4.4 për qind.
Por komentet e saj lënë të kuptohet se në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër këtë muaj, FMN-ja do të bëjë një ulje tjetër të parashikimit për rritjen e ekonomisë së Kinës dhe asaj botërore.
Drejtoresha e FMN-së tha se ekonomia amerikane mund të shmangë tkurrjen e drejtpërdrejtë që ka të ngjarë të godasë deri në një të tretën e ekonomive të botës.
Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë më të madhe të ripërtëritjes, tha ajo dhe “mund të shmangin recesionin. Ne shohim se tregu i punës atje mbetet mjaft i fortë”.
Por ky fakt në vetvete paraqet një rrezik sepse mund të pengojë përparimin që Banka Qendrore duhet të bëjë për ta ulur inflacionin në SHBA nga niveli më i lartë në katër dekada.
Inflacioni tregoi shenja se kishte kaluar kulmin e tij me përfundimin e vitit 2022, por ai vazhdon të jetë pothuajse sa trefishi i objektivit prej 2 për qind. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova