Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, në një status që ka shkruar në profilin e saj në Facebook, në lidhje me videon që u zbulua në media ku ish-kreu i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës, flet për reagimet e njerëzve pas publikimit të skandalit. Sipas saj, njerëzit u morën me poturet dhe jo me ato poshtë potureve.
“Shukriu dhe shukrizimi i ndjeshmërisë sonë
U morët me ditë të tëra me fushatën e shukrizimit, i latë punë e zanat, siç bëni përherë duke iu bashkuat parodisë së shëmtuar shqiptare, që shpesh e më shpesh na beft enkas për t’u hutuar nga gjërat esenciale. U morët me poturet, dhe jo me ato poshtë potureve që drejtojnë, në të vërtetë, vendin tonë me një dhunë autokratike të paparë në këta 25 vite.
U morët me brimën e potureve, dhe jo me brimën e xhepave tuaj të shpuar, që po ju hapet përditë e më shumë nga varfëria. U morët me fjalët banale dhe të krupshme të dialogut rruspan-e-rruspi, por jo me thelbin e fjalës së tij: “Do të hap një galeri pikturash.” Kështu tha ai: Me një llaf do t’i bëj rrush e kumbulla paret e qytetit tim. Kjo duhet t’ju kishte shqetësuar, ky trend për art kallp mbi një varfëri ekstreme e tronditëse. Eh fundja, ai është vetëm buloni më i parëndësishëm i kësaj Qirtoreje të madhe me emrin shtet, që kemi ngritur në emër të demokracisë.
A nuk është keshtu? A nuk kanë ministrat tanë, mbase, secili nga disa dashnore? Një ministër u pushua dikur sepse nga tabulatet e telefonave i dolën 4 copë të dashura që i mbante me paratë e shtetit. A nuk e dimë ne se politikanët tanë i kanë të nënkuptuar të lëvizin çdo herë me escort-girls? Pyesni bodygardët e tyre “të kërcënuar të heshtin për vdekje” dhe do ta shihni se panorama e shtetit të ndërtuar mbi seksomaninë, është mënyra e funksionimit të tij. A nuk janë ca nga profesorët tanë të nderuar, edhe pse shpesh me prostatë, të darovitur shpesh me të tillë ëmbëlsirë për një provim?
A nuk e hedhin syrin shefat e redaksive shpesh te vajzat e reja studente që aspirojnë të jenë gazetare të pavaruara; shumë prej tyre ngaqë vendosin të mos hyjnë në këtë “provim” nuk bëhen kurrë gazetare, edhe pse mund te jenë të talentuara? A nuk kemi ne në mes të Tiranës te blloku rreth 2000 prostituta, ma të bukurat e dheut, të gatshme për të shërbyer, të cilat kanë sekserë personalë? A nuk është bërë propogandë publike për punësime “vajzat të reja të pamartuara”, pasi janë më në dispozicion të punëve të shtetit?
Nuk e di se si ju duket juve, por mua më bie erë, edhe pse e thënë pa ndonjë sherr dhe qeder të madh. Pse bëni sikur nuk i dini, dhe merreni me shukri-ziun? Ku kemi katandisur, o Zot! Duhet një ligj i rreptë, shumë i rreptë, mbi intimidimin seksual në shtet dhe administratë kudoqoftë, shtet e privat, dhe të shënohet në kontratën e punës ky kusht, që duart e këtyre pushtëve të rrinë larg, që vajzat të shkojnë pa frikë të trokasin në dyert e shtetit” (sic), ka shkruar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës