Floyd Mayweather ka treguar edhe një herë pasurinë e tij të madhe pasi bleu një makinë me vlerë 140,000 funta apo (163 mijë euro), për vajzën e tij, Lyannan për Krishtlindje.

Boksieri, i cili njoftoi muajin e kaluar kthimin e tij në ring, i dhuroi 19-vjeçares një Mercedes-Benz G63, siç zbulohet nga një postim i publikuar në Instagram.


“Oh Zoti im! Oh Zoti im! Oh Zoti im! Faleminderit shumë babi!”, ka shkruar ajo.

22639710 0 image m 84 1577222432121

Ajo është më e moshuara nga katër fëmijët e Mayweather, përpara Sionit, Koraun dhe Jirah.

Mayweather është i njohur në mediat sociale për jetën luksoze, ndërsa shpesh prezanton dhuratat ekstravagante për miqtë dhe familjen.

Ai gjithashtu ka një dashuri të veçantë për makinat - në garazhin e tij personal besohet të jenë pesë Rolls Royce, të cilat kapin vlerën  mbi dy milionë funta.

22639556 0 image m 79 1577222043445

Boksieri legjendar, i cili mburret me një rekord prej 50 fitoresh me asnjë humbje, njoftoi në nëntor se do të rikthehet në ring në vitin 2020.

Sipas TMZ Sports, Mayweather do të luftojë një boksier profesionist dhe një yll të UFC me të dy periudhat e caktuara që do të zhvillohen brenda.

Ai sugjeron gjithashtu që 42-vjeçari do të luftojë në maj dhe më pas përsëri në shtator me të dy kundërshtarët ende për t'u vendosur. /Telegrafi/