Florian Beqiri sot feston ditëlindjen e tij të 16.

Këngëtari shkupjan, megjithëse i ri në moshë radhitet ndër më të kërkuarit, transmeton Telegrafi.


Hiti “Ngjyra e kuqe” në bashkëpunim me Adrian Gaxhën e futi fuqishëm atë në skenë duke e bërë artistin më të ri në moshë të skenës shqiptare.

Por Floriani i vogël me muzikë merrej edhe para vitit 2012, videot që do të mund t’i shihni më poshtë na tregojnë atë dhe stilin e muzikës ndryshe që këndonte para se të zbulohej nga Adriani./Telegrafi/