Florian Loshaj rigjen formën, kontribuon me gol e asist

Mesfushori Florian Loshaj ka zhvilluar një ndeshje fantastike në fitoren e Istanbulspor ndaj Umraniyespor.
Edhe pse nuk ishte më i miri në fushë shkaku që Krstovski realizoi dy gola, Loshaj shkëlqeu me gol e asistim.
Fillimisht, dhuroi një pasim të bukur te goli i dytë i Krtovskit (42’), ndërsa në pjesën e dytë dyshja bashkëpunuan sërish, veçse kësaj radhe kosovari e tundi rrjetën (52’).
Në këtë ndeshje, Loshaj kishte 32 prekje të topit, dy pasime kyçe si dhe 14 nga 22 pasime të sakta. Sofascore ndër të tjera e vlerësoi me notën 8.3.

Për Loshajn kjo ishte paraqitja më e mirë këtë edicion në fanellën e skuadrës turke./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































