LAJMI I FUNDIT:

Flokë gështenjë sikur Angelina Jolie

Flokë gështenjë sikur Angelina Jolie

Duket se tendenca për këtë sezon është floku ngjyrë gështenjë. Angelina Jolie është prova që vërteton se jo vetëm biondet mund të jenë seks-bomba.

Versioni platin nuk i rrinte me linjat e saj aq të dukshme dhe nuk ia jepte kurrë pamjen që i jepnin flokët e errët. Tashmë, flokët e saj kanë një ton gështenjë të ngrohtë, që reflekton të gjithë dritën e syve të saj të kaltër.

Ja edhe sekreti i zbuluar nga hair stilisti i saj, Gibson: “Bëhen disa fije shumë të holla një ton më të çelët sesa ngjyra natyrale e bazës në zonat që kornizojnë fytyrën, për t’i dhënë më shumë dritë. Goditjet bëhen vetëm në zonën e rrënjës, për të shmangur shpëlarjen e mëvonshme”.

Këshilla e fundit: nëse keni flokë të hollë, si të Jolie, shmangni krehjen super të drejtë dhe jepuni pak lëvizje në rrënjë dhe gjatësi. /Telegrafi/