Pas shkarkimit të Niko Kovac, drejtimin e Bayernit e mori Hansi Flick, i cili ka treguar sukses dhe i ka bindur drejtuesit e klubit.  

Ai fillimisht e kishte marr ekipin deri në fund të sezonit, mirëpo puna e tij, që u reflektua edhe me rezultatet i ka bindur drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë për t’i zgjatur kontratën edhe për tri vite të tjera.


Ky është shpërblimi që mori Flick për ndryshimin dhe frymën e re që solli në skuadër, duke iu ofruar kontrata deri në qershor të vitit 2023.

auto flicki1588254003

Bayerni e ka zyrtarizuar nënshkrimin me një njoftim në faqen zyrtare të klubit në internetit.

Në foton shfaqet Flick dhe drejtuesit e lartë, të gjithë më maska mbrojtëse dhe në distancë të sigurt nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

telegrafi sport app