LAJMI I FUNDIT:

Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim për fyerje të Islamit

Flet nëna e youtuberit shqiptar në kërkim për fyerje të Islamit

Një youtuber shqiptar me 870 mijë subscribers në kanalin e tij është shpallur në kërkim nga shteti turk.

Diamand Tema akuzohet se ka sulmuar partinë në pushtet të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirjet islamike.

Ndaj, ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunç, ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Youtuberit, me akuzën për “nxitje urrejtjeje në publik dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese dhe provokuese të përdorura për Profetin Muhamed.


Videoja e realizuar në YouTube, ku Tema po merrte pjesë në një debat mbi Islamin, i kushtoi shtrenjtë 30-vjeçarit.

Në debatin rreth ligjit të Sheriatit së bashku me një tjetër fenomen turk të mediave sociale, Asrin Tok, në kanalin YouTube, ai sulmoi partinë në pushtet të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për prirje islamike.

Nëna e tij, Mimoza Tema, në një intervistë për Euronews Albania, tregon anën e saj të historisë.

“Ka thënë që unë nuk pranoj që një vajzë e mitur 9-vjeçare të martohet me një të moshuar dhe për mua është imorale dhe çnjerëzore…”, thotë për Euronews Albania Mimoza Elezi, nëna e Diamantit.

Youtuberi shqiptar, që prej ditës së hënë është larguar nga Turqia për shkak të kërcënimeve me vdekje të marra në rrjetet sociale.

Por kjo nuk është hera e parë që Diamant Tema përballet me të tilla probleme.

“Vitin që kaloi Diamanti pati kërcënime të tillë nga detarët për programet e tij që bën dhe zgjedhjet e viteve të kaluar e kishim një frikë që mund ta sulmojnë…Kam katër ditë që nuk fle gjumë, nuk ha dot, nuk mendoj, e kam fëmijë…kërcënime si ‘kushdo që do t’i presë dorën do ta paguajmë me 10 mijë lira’, ‘kush do i presë këmbën do e paguajmë’…”, tregon ajo për Euronews Albania.

30-vjeçari së bashku me familjen e tij ka jetuar në Turqi për gati 28 vite. Ai është i njohur për videot e tij mbi fenë dhe filozofinë. Prej një viti Diamant Tema është zhvendosur në Shqipëri së bashku me nënën dhe bashkëshorten, ku dhe ndodhet aktualisht i fshehur, për shkak të frikës nga kërcënimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori