LAJMI I FUNDIT:

Fleckenstein: Nuk negocioj me Bashën, deputetët e kanë vendin në Parlament

Fleckenstein: Nuk negocioj me Bashën, deputetët e kanë vendin në Parlament

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka mbërritur këtë të martë në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare, lidhur me raportin për Shqipërinë në PE.

Takimet e para Fleckenstein i ka pasur me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu dhe atë të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.

Më pas ai është ndalur tek çadra e ngritur në bulevard nga opozita, ku ka përjashtuar mundësinë e një ndërmjetësimi me kryetarin e PD, Basha.


“Nuk negocioj me opozitën. Sa herë kam ardhur këtu kam biseduar me zotin Basha. Por nuk ka negociata”, ka thënë Fleckenstein.

Ndërsa është shprehur me ironi se, “tenda (e protestës) duket këndshëm, eurodeputeti ka shtuar se, “anëtarët e Parlamentit janë zgjedhur për të bërë punën e tyre në Parlament”. Më vonë gjatë ditës eurodeputeti do të takohet edhe me kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori