Zjarret përfshijnë shtallë me lopë, rrezikohen edhe shtëpitë në Lubizhdë të Prizrenit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Flakët kanë përfshirë një shtallë të kafshëve gjersa raportohet se disa prej lopëve kanë ngordhur në incident.
Fejzulla Berisha nga Brigada e Zjarrfikësve të Prizrenit ka konfirmuar se zjarri ka përfshirë një shtallë dhe është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat përreth, raporton rtvbesa.
"Po bëjmë çmos për ta vënë zjarrin nën kontroll. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme," tha Berisha.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit janë përballur me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit dhe erërave që kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës të jenë të kujdesshëm dhe të bashkëpunojnë me shërbimet emergjente. /Telegrafi/







































