Mijëra tifozë e kanë inkurajuar skuadrën e Atletico Madridit gjatë arritjes në Wanda Metropolitano para ndeshjes kundër Liverpoolit.

Udhëheqësit e tifozëve gjatë gjithë javës kanë kërkuar që të bëhet një organizim i këtij lloji për ta mbështetur dhe inkurajuar ekipin e tyre të zemrës.


Derisa po kalonte autobusi që i bartte lojtarët, tifozët me simbole të Los Rojiblancos kanë kënduar këngët e zakonshme të klubit.

https://twitter.com/David_Mula/status/1229839892269748225

Për më shumë, ata janë kujdesur që të ndezin flakë dhe tym me ngjyrat e Atleticos duke shkaktuar një atmosferë spektakolare, ndërkohë që nuk shihej kalimi i automjeteve.

Kjo atmosferë paralajmëron një natë të zjarrtë dhe një ndeshje fantastike në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app