Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këto ditë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mes shumë prej vizitave të tij zyrtare, shefi i Qeverisë së Kosovës ka pasur rastin të takohet edhe me komunitetin shqiptar në Amerikë.


Në një ndejë të organizuar në Manhattan të New Yorkut me shqiptarët që jetojnë atje, Kurti është takuar nga afër edhe me rock-këngëtaren Flaka Krelani.

flaka.krelani 282573038 551023056475967 9052083943489792625 n

Ka qenë  kjo e fundit ajo e cila ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës.

“Me shkëlqesinë e tij, Z. Kurti”, shkroi këngëtarja me origjinë nga Gjakova në mbishkrimin e këtyre fotografive të ndara me afro 90 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

flaka.krelani 283279512 1611028782593751 3281628812448991938 n

Flaka përndryshe ka tash e dy vite që është shpërngulur nga Kosova në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atje me synimin për të realizuar ëndrrën amerikane, gjersa qysh prej largimit të saj, fansat e Krelanit nuk kanë pasur mundësinë që të shijojnë një projekt të ri muzikor nga ajo, pasi ende nuk ka publikuar diçka të re. /Telegrafi/

flaka.krelani 282509787 1164149644422278 6647110930349200577 n