Këngëtarja Flaka Krelani, është shumë aktive në muzikë me projekte muzikore e koncerte të shumta.

Ajo është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, të cilin do ta publikojë së shpejti.


Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

"Garden" do të titullohet kënga e saj e re, e cila do të publikohet edhe me klip.

Në Instagram, këngëtarja nga Gjakova ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga xhirimet, ku shfaqet mjaft provokuese në plazh.

E veshur në të zeza dhe me një gotë në dorë, Flaka dukej mjaft atraktive, ndërsa lagej nga valët e detit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/