Ajo është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare dhe jo më kot. 

Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina, e cila rrëmben vëmendje thuajse me çdo postim të saj.


Këto ditë, 33-vjeçarja është duke i shijuar pushimet me familjen, ku si destinacion ka zgjedhur Malin e Zi.

Zeshkania ka publikuar disa imazhe atraktive në rrjetin social, Instagram, derisa duket tejet në formë.

Fjolla tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri, të cilin pritet ta prezantojë së shpejti para publikut.

Ndryshe, javë më parë ajo u komentua shumë për një paraqitje të ekzagjeruar që pati në një koncert të mbajtur në sheshin e Skënderajt. /Telegrafi/