Conor McGregor u pa shumë i lumtur pas fitores me nokaut ndaj Donald Cerrone.

Luftëtari irlandez u rikthye si është më së miri në garat e UFC pas plot 15 muajve nga humbja e tij nga Khabib Nurmagomedov.


McGregor arriti ta mposht Cerronen pas vetëm 40 sekondave me nokaut dhe kjo e ka bërë të lumtur irlandezin.

Ai pas ndeshjes u deklarua se ndihet i lumtur që ka bërë histori, ndërsa pati edhe dedikim për fitoren.

McGregord Cerrone Conor McGregor mposhti pas vetëm 40 sekondave Cerronen (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

“Unë kam bërë histori. Jam luftëtari i parë në historinë e UFC që siguroj nokaut në tre divizione të ndryshme”, ka thënë fillimisht McGregor.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. UFC mund t'i zhveshë luftëtarët dhe t'u japë njerëzve tituj të rremë, por kjo e imja është histori”.

“Unë e shënova edhe një herë emrin tim në histori. Fitorja shkon për popullin irlandez! Për mamanë time”.

“Më pëlqen kjo kategori, kjo peshë, ndihem shumë mirë”, përfundoi irlandezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app