LAJMI I FUNDIT:

Fituesja e lotarisë i ofron para klubit skocez që ta përjashtojë lojtarin

Fituesja e lotarisë i ofron para klubit skocez që ta përjashtojë lojtarin

Jane Park, njihet në Britaninë e Madhe për lotarinë e fituar vite më parë dhe për skandalet e njëpasnjëshme.  

Gjithçka niset me një postim të thjeshtë në Twitter, si një tifoze e skuadrës Hibernian.

Jane Park njihet në Britaninë e Madhe ku para vite fitoi një lotari prej 1 milion funte.


Në ditët e fundit ajo është rikthye sërish në qendër të vëmendjes, pasi bëri një postim në rrjetin social Twitter  mbi skuadrën e Hibernian, apo më saktë, në lidhje me futbollistin Steven Whittatker.

“Hibernian, sa para duhen për të larguar Whittaker? Mund të paguaj unë?”, kishte shkuar ajo.

https://twitter.com/janeparkx/status/939855562795307011

Ky koment u publikua gjatë ndeshjes Hibernian – Celtic, kur rezultati ishte 2-0.

Rezultati më vonë u barazua dhe ndeshja u mbyll 2-2. /Telegrafi/